Pas deklarimeve të kandidatit për president të Amerikës, Donald Trump se myslimanëve duhet tu ndalohet hyrja në Amerika kanë ardhur shumë reagime që nga lagjet e ndryshme e deri tek myslimanët e famshëm.
Ishte legjenda e boksit Muhammad Ali ai që kishte reaguar ndaj një deklarate të tillë, por duke mos përmendur emrin e Trump në asnjë rast.
“Unë jam mysliman, nuk kanë asgjë të bëjnë me Islamin, vrasja e njerëzve të pafajshëm në Paris, San Bernardino ose kudo tjetër në botë. Myslimanët e vërtetë e dinë që dhuna e pamëshirshme e ashtuquajtur xhihadiste shkon kundër parimeve të vërteta të fesë sonë.
Në myslimanët duhet të qëndrojmë përpara atyre që Islamin e përdorin si mjet për agjendat e tyre personale. Ata kanë tjetërsuar shumë në lidhje me mësimet e Islamit. Myslimanët e vërtet, e dinë, ose duhet ta dinë se është kundër fesë sonë tentimi për ta imponuar tek të tjerët.
Duke folur si dikush që kurrë nuk ka qenë i akuzuar për korrektësi politike, unë besoj se liderët tonë politik duhet të përdorin pozitën e tyre për të sjell mirëkuptim rreth fesë islame dhe të qartësojnë se vrasësit e devijuar kanë pikëpamjet e njerëzve të çoroditur, e që ky nuk është Islami i vërtet”, ka shkruar Muhammad Ali, transmeton Klan Kosova.
ki asht prezidenti ma i mir ne ket rrezull gzohem se kem ket njeri n ket bot te nderuar qofshime prezidentin