Qeveria kanadeze ka lajmëruar se do të pranojnë rreth 300 mijë emigrant gjatë vitit të ardhshëm duke shpallur edhe profesionet më të kërkuara si edhe kandidatët më të parapëlqyer për të qenë rezident të përhershëm atje.
Kanadaja u jep të njëjtat mundësi të gjithë shtetasve të shteteve të tjera duke përfshirë edhe shqiptarët.
Për të siguruar një qëndrim të përhershëm në një prej qyteteve të Kanadasë duhet të plotësoni formularët e duhur, në bazë të interesit që ju keni. Nëse jeni një profesionist i kualifikuar dhe nëse nuk keni një ofertë pune, atëherë duhet të pajiseni me një kod (NOC), që përbëhet nga katër shifra dhe që identifikon profesionin në të cilin ju dëshironi të punoni, – shkruan Gazeta Shqiptare.
Janë rreth 520 profesione që kanë prioritet, siç është: kuzhinierë, menaxherë restorantesh, infermierë, arkitektë, mjekë, dentistë, biologë, mjekë familjeje, farmacistë, psikologë, asistentë socialë, elektricistë, hidraulikë dhe ndërtues.
Pasi të keni identifikuar profesionin, do t’i nënshtroheni një testimi, ku duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë nga 100 pikë të mundshme.
Qeveria e Kanadasë ka përgatitur një sërë pyetjesh, përgjigjet e të cilave ndihmojnë në gjetjen se çfarë programesh emigracioni mund të aplikoni.
Çdo program emigracioni ka kërkesa të ndryshme të aplikimit dhe të përshtatshmërisë. Pyetjet janë rreth kombësisë, moshës, aftësisë së gjuhës, pjesëtarëve të familjes, arsimit, eksperiencës së punës, të ardhurave dhe/ ose vlerave neto, detajeve mbi çdo ofertë pune.
Bazuar në përgjigjet tuaja, do t’ju tregojnë se çfarë programesh mund të jenë të ligjshëm për të aplikuar. Nëse pranoheni, do t’ju duhet të plotësoni një listë të detajuar të udhëzimeve të tjera.
Aplikimi mund të kryhet online, dhe në bazë të përgjigjeve tuaja ju do të merrni një përgjigje nëse jeni të pranueshëm për të emigruar në Kanada.
Duke klikuar KËTU , mund të hyni në web-in ku gjenden më shumë informacione duke përfshirë edhe aplikimin. /Albeu