Daily Mail: Një vrasës shqiptar endet i lirë në rrugët e Britanisë (FOTO)

Vrasësi shqiptar Ardian Rragami, 45 vjeç, i cili është dënuar me 15 vite burg në mungesë për vrasjen e një shtetasi shqiptar në veri të Shqipërisë, është fotografuar duke u endur i lirë rrugëve të Britanisë.

Në muajin qershor, “Daily Mail” zbuloi se katër vjet pas ekstradimit të tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin mr 15 vite burg, Rragami është kthyer sërish në rrugët e Britanisë.

Rragami është fotografuar së fundmi në qytetin Essex, ku ai jeton me gruan e tij dhe dy fëmijët, duke pirë cigare dhe lëviz pa patur frikë nga askush.

Por, kush është Ardian Rragami?

I paraqitur me një identitet të rrëme si shtetas kosovar, Ardian Gashi, arrin të futet në Britani pas vrasjes në veri të SHqipërisë në vitin 1998.

Pasi martohet me një shtetase londineze në vitin 2002, atij i kërkohet të paraqesë kërkesën për azil meqë ishte nga Kosova.

Por, pas kërkimeve, Interpol e zbulon në vitin 2009, ku ai ishte duke punuar si ndërtues në qytetin Essex, dhe në vitin 2010 ekstradohet për në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 15 vite burg në mungesë.

Pas apelimit të vendimit, Rragami u lirua në vitin 2014 dhe u kthye në Britani të Madhe për t’u ribashkuar me gruan e tij Chrysoulla Michaels, 46 vjeç dhe dy vajzat e tyre.

Në shkurt të vitit të kaluar ai u arrestua nga oficerët e emigracionit, por u lirua me kusht.

Qershorin e kaluar pasi “Daily Mail” zbulon se ai ishte rikthyer në rrugët e Britanisë, ai ishte arrestuar përsëri.

I pyetur nga autoritetet për kthimin e tij, ai ka deklaruar se Kur njerëzit lihen të lirë, në shumicën e rasteve gjyqtarët marrin parasysh kërkesat dhe vërejtjet e qytetarëve.

Rragami tashmë jeton me familjen e tij, dhe se asnjëri nga bashkëshortët nuk pranojnë të komentojnë për të shkuarën e tij.

Gazeta “Daily Mail” ka publikuar një listë me të dhënat e tij dhe përpjekjen për t’i shpëtuar autoriteteve shqiptare dhe atyre Britanike.

Historiku

Korrik 1998: Rragami qëllon për vdekje një person në një bar në veri të Shqipërisë.

Në fund të vitit 1998: Ai arratiset dhe paraqitet si refugjat kosovar me emrin Ardian Gashi, dhe kërkon azil në Britaninë e Madhe.

2000: Gjyakta në Shqipëri e dënon me 15 vjet burg në mungesë.

2002: Martohet me një shtetase nga Londra dhe krijon familje.

2009: Pas shumë kërkimesh, Interpol zbulon se punonte si ndërtues në “Essex”.

2010: Ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin 15 vjet burg.

2014: Apelon vendimin e dënimit me burg, dhe kthehet në Britaninë e Madhe.

Shkurt 2015: Rragami arrestohet nga oficerët e Emigracionit.

Mars 2015: U la i lirë dhe i gjyata i vendos dy kushte për të qëndruar në Britani.

Qershor 2016: Mail zbulon se ai është kthyer në rrugët e Britanisë dhe ai gjendet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit.
Oficerët thonë se ai nuk është shtetas britanik.

Shtator 2016: Gjyqtari i Emigracionit e lë në pritje të apelit tij kundër dëbimit.

Tetor 2016: Vrasësi fotografohet përsëri i lirë në rrugët e “Essex”. /albeu.

vrases vrases1 vrases2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu