Kur në Sanxhak të gjitha shkollat ishin në gjuhën shqipe dhe nxënësit me plisa, në vitin 1941-1944 (FOTO)

Pazari i ri, 1943: Kur Sanxhaku frymonte shqip, dhe valonte Flamuri Shqiptar. Në foto nxënësit dhe mesuesit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Pazarin e Ri. Sot shqiptarët në Pazarin e Ri janë asimiluar në boshnjak dhe pothuajse të gjithë flasin serbisht.

Sanxhaku me kryeqendrën Pazarin e Ri, kanë qenë të banuar me shumicë shqiptare por, politika e egër asimiluse të zbatuar nga Jugosllavia, sot shqiptarët janë asimiluar në kombësinë artificiale boshnjake.

Në foto shihen ushtarër shqiptarë së basku me ushtarët italianë dhe gjermanë duke mbajtur flamurin shqiptar dhe nazist në Pazarin e Ri, në vitin 1941.

Shqiptarët e Kosovës dhe të Sanxhakut nuk kishin zgjedhje tjetër përpos bashkimit me gjermanët dhe italianët sepse gjatë pushtimit 20 vjeçar serb ata ishin nënshtruar represionit të egër të Mbretërisë Jugosllave, duke iu mohuar çdo e drejtë elementare.

Prandaj, shqiptarët i panë gjermanët dhe italianët si çlirues të tyre. Gjatë kësaj periudhe në Sanxhak ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe, që kurrë më parë nuk kishin ekzistuar. Më ardhjen e komunistëve shkollat shqipe u mbyllen dhe fillon proçesi i asimilimit të shqiptarëve.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu