Liljana Popovska tërhiqet nga lista e LSDM-së për deputetë

Liljana Popovska, kryetare e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), ka vendosur që të tërhiqet nga lista e deputetëve të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me t’u marrë vesh se është në vendin e pestë në njësinë zgjedhore 1, ndaj saj u adresuan kritika të ashpra nga shoqëria civile. Kjo ka bërë që Popovska të thërret një konferencë shtypi ku ka shpalosur vendimin e saj për tërheqjen nga lista e deputetëve.

Përndryshe, Liljana Popovska ka qenë pjesë e koalicionit qeveritar me OBRM-PDUKM-në në nëntë vitet e fundit./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu