Erdoan: Pas terroristëve që godasin Turqinë ka fuqi dhe projekte të tjera

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan mbajti një fjalim në Ceremoninë e Inaugurimit kolektiv të Centraleve Elektrike.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Të luftojmë kundër terrorit dhe të fitojmë kundër tyre për ne është e lehtë” dhe shtoi: “Por sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm edhe për këtë të vërtetë se përballë nesh nuk ka vetëm një grup terrorist të PKK-së prej 3-5 mijë terroristësh. Përballë nesh nuk janë vetëm një numër i caktuar terroristësh të DAESH-it dhe përballë nesh nuk janë vetëm qindra militantë të DHKP-C. Pas të gjithë këtyre terroristëve qëndrojnë fuqi, mbështetët dhe projekte të ndryshme”.

Presidenti Erdoan në fjalimin e mbajtur në Ceremoninë e Inaugurimit kolektiv të Centraleve Elektrike zhvilluar në Qendrën e Kulturës dhe  Kongresit në Kompleksin Presidencial në Beshtepe kishte një mesazh edhe për Perëndimin në lidhje me Organizatën Terroriste Gyleniste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY).

“Bota e Perëndimit le të strehojë sa terroristë të dojë në qytetet e saj perëndimore. Të bëjnë çfarë të munden pasi si bumerang do të kthehen dhe do ti godasin (perëndimin)” tha Erdoan.

Ndërkaq Presidenti tuk bëri të ditur se përveç projekteve të centraleve bërthamore në Akkuyu të Mersinit dhe Sinop kanë filluar punimet edhe për centralin e tretë.

“Ne jemi të vendosur të përfundojmë të tre projektet dhe ti vejmë ato në shërbim të vendit” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu