Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, merr pjesë në Forumin për Demokraci në Strasburg

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, do qëndrojë për tre ditë në Strasburg të Francës ku aktualisht po zhvillohet Forumi për Demokraci i organizuar nga Këshilli i Evropës.

Pjesëmarrës të këtij forumi janë qindra politikan të rinj, akademik e pjesëtarë të sektorit civil të cilët janë pjesë e shkollave politike të Asociacionit të Shkollave Politike të Këshillit Evropian të cilët për më shumë se një vit kanë kaluar shumë trajnime për edukim politik dhe lidership si pjesë e projektit të këtij asociacioni për përgatitjen e liderëve të rinj të Evropës.

Vlen të theksohet se Orhan Murtezani është shqiptari i vetëm nga Maqedonia që merr pjesë në Forumin për Demokraci në Strasburg.
Këtë ky forum fokusohet në marrëdhënien ndërmjet arsimimit dhe demokracisë.
14910383_1329873607047244_5596950433759827626_n

14980572_1329873633713908_2489107920462117932_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu