Prag lufte, Putin “kërcënon” me sulme Perëndimin, NATO nis lëvizjet e menjëhershme, gati 300 mijë trupa (FOTO)

Frika në rritje se presidenti rus, Putin, është gati të sulmojë perëndimin ka vënë në panik shefat e NATO-s.

Daily Mail shkruan se ata po përpiqen të përgatisin bashkë një forcë prej 300.000 trupash, të cilët do të jenë në “gatishmëri të lartë”.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit po tensionohen gjithnjë e më shumë, pas insistimit të Moskës për mbështetjen e aleatit të saj sirian, presidenti Bashar al-Assad.

Shumica e anëtarëve të NATO-s ka shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë dramatike që nga koha e shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por Rusia ka demonstruar rritje të kapaciteteve të saj ushtarake, duke mbajtur parada që përfshijnë më shumë se 100.000 trupa çdo vit.

Në fundjavë zyrtarët britanikë të inteligjencës ushtarake lëshuan një paralajmërim në lidhje me të quajtur supertank, hedhur nga Rusia, që e quajnë shumë më superior ndaj çdo gjë që mund të vërë në dispozicion NATO.

Sipas ture, tanku rus Armata është më i shpejtë, më i lehtë dhe më i ulët se rivalët perëndimorë dhe është i projektuar për të mbrojtur ekuipazhin në çdo betejë.

Tanku Armata, që u prezantua për herë të parë në maj të këtij viti, ka aftësinë që vetëmbushet me municion, përfshi këtu eksploziv të fuqishëm dhe qëllon edhe raketa anti-tank.

131

1110

128


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu