Leo Messi duhet ta mposht Cristiano Ronaldon në garën për Topin e Artë sipas statistikave.
Cristiano Ronaldo shihet nga shumica si favoriti kryesor për të fituar çmimin e Topit të Artë këtë vit, pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Realin dhe EURO 2016 me Portugalinë, përcjell Gazeta Blic
Messi në anën tjetër nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe dështoi me Argjentinën në finalen e Copa America, por argjentinasi gëzon statistika më të mira individuale.
Në top 5 ligat evropiane, sa i përket minutave për asistime dhe gol Messi është dukshëm më i mirë se të tjerët, duke lënë prapa Ronaldon.
Ylli i Barcelonës ka shënuar 51 gola në vitin 2016, më shumë se 44 të Ronaldos, i cili renditet në vendin e tretë pas Suarezit.
29-vjeçari në vitin 2016 ka shënuar më së shumti gola, ka më së shumti asistime, më së shumti driblime, më shumë trofe, më shumë gola nga gjuajtjet e lira, më shumë raste të krijuara dhe më së shumti het-trike të realizuara. /Gazeta Blic/