Baily: Politika amerikane ndaj Maqedonisë nuk do të ndryshojë pas zgjedhjeve në SHBA

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Bailey, në ‘Facebook’ ka pasur komunikim online në internet me qytetarët e Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për të komentuar mbi politikat e jashtme të të dy kandidatëve, Hillary Clinton dhe Donald Trump, Bailey theksoi sesi një përfaqësues federal, ai nuk duhet të japë mbështetje për asnjë kandidat, por theksoi se politika ndaj Maqedonisë nuk do të ndryshojë.

‘Unë 31 vjeç jam diplomat edhe nën Republikanët edhe Demokratëve, por mund të them se interesi i Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshojë, pavarësisht zgjedhjeve, kur është fjala për politikën e jashtme. Politika amerikane ndaj Maqedonisë është konstante gjatë 20 viteve të fundit, duke ndihmuar Maqedoninë të bëhet me demokraci të zhvilluar, e cila do të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ky është interesin jonë, dhe mendoj se interesat e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Nuk pres ndryshim të madh të politikës ndaj Maqedonisë, në bazë të përvojës së kaluar’, tha Baily. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu