Një rus masakron me thikë shqiptarin në Itali (VIDEO)

Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri me një person që dyshohet se është nga Rusia.

Alarmi u dha nga disa kalimtarë, të cilët panë autorin e vrasjes të largohej pasi goditi shqiptarin me thikë.

Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, shqiptari është deklarua i vdekur.

Policia italiane ka identifikuar të dyshuarin dhe thotë se ai është i kombësisë ruse.

Viktima është një shqiptar 42 vjeç, por që nuk është identifikuar ende. Ai vdiq pasi mori plagë me thikë në fytyrë dhe kokë.

Ndërkohë policia thotë se nuk dihen ende rrethanat për ngjarjen e ndodhur në stacionin e trenit në Viareggio.

Por, një dëshmitar okular pritet t’u vijë në ndihmë për të zbardhur të vërtetën, pasi në momentin e sherrit ka qenë duke vjetur në korridor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu