Hahn po trondit politikanët e Maqedonisë: Kërkon urgjentisht departament special gjyqësor për mos ti ikur gjykimit asnjë politikan

Eurokomisioneri Johanes Han, ka zhvilluar sot një takim me organizatat joqeveritare të Maqedonisë, të cilët kanë biseduar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend.

Sipas tyre, Këshilli Gjyqësor duhet të shpërbëhet dhe të rizgjidhet në mënyrë që të sigurohet paanshmëri .

Ndërkoh Hahn kësaj rradhe ska pasur retorik diplomatike dhe ka përcjellur mesazh të qartë tek politikanët e Maqedonisë të cilët u dëgjuan në aferën e përgjimeve dhe ishin të involvuar në krim dhe korrupcion duke kërkuar që përmes departamentit special çdokush të jep llogari.

Në takim, gjithashtu është kërkuar edhe komunikim i drejtpërdrejtë me BE-në.

“Prioriteti ynë kryesor është që ne si shoqëri civile, kemi përmbledhur në dokumentin, për reforma urgjente demokratike në vend ose gjegjësisht formimin e një departamenti special në kuadër të Gjykatës Penale, formimin e një departamenti special në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për marrëdhënien e Qeverisë ndaj mediave”, tha kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu