Udhëzimet e qeverisë këshillojnë të gjithë ata që kanë shenja të mundshme të Covid-19, sado të butë të izolohen, është e rëndësishme që të gjithë të bëjmë gjënë e duhur, nëse sëmuremi.
Po sikur të keni marrë një ftohje të zakonshme?
Shenjat treguese të sëmundjes së re janë një temperaturë e lartë dhe një kollë e thatë e vazhdueshme.
Për t’i ndihmuar njerëzit të identifikojnë nëse janë infektuar, BBC Radio 2 ndau një klip audio se si duket një “kollë koronavirus”.
Laura Foster e BBC-së përshkruan dy simptomat kryesore dhe si t’i dalloni ato.
“Pra, sa ethe shkakton koronavirusi dhe çfarë saktësisht është një kollë e thatë e vazhdueshme?. Epo, është kur kolliteni dhe nuk ka mukozë ose gëlbazë”, tha ajo.
NHS thotë se një kollë e vazhdueshme nënkupton kollitjen për më shumë se një orë, ose tre ose më shumë seanca të kollitjes në 24 orë.
Ju nuk keni nevojë për një termometër për të kontrolluar temperaturën – nëse ndjeheni të nxehtë nga prekja në gjoks apo kurriz, keni një temperaturë të lartë.
GP Dr Sarah Jarvis sqaroi më pas disa nga pikat e bëra në regjistrimin e Laura.
VIDEO: