Helikopteri i ushtrisë shpëton familjen e bllokuar në Burrel

Forcat Ajrore kanë arritur që të shpëtojnë familjen dhe foshnjën që ishin bllokuar nga ujërat në Burrel. Efektivët e Forcës Ajrore kanë mundur të shpëtojnë familjen Gjetani në fshatin Lis në Burrel. Ata kanë shpëtuar një grua shtatzënë (Nertila Gjetani) dhe fëmijën e saj, vajzën tre vjeçe.

Bashkëshorti i saj dhe të dy prindërit e tij nuk kanë pranuar të evakuohen nga banesa, me gjithë insistimin e ushtarakëve në këtë operacion.

FA po bëjnë evakuimin e familjeve me probleme në zonën e Fushë Krujës, ku janë aktivizuar 20 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motorbarka shpëtimi.

Në Tiranë, në zonën e Urës së Babrusë po punojnë 10 trupa, mjete dhe motorbarka shpëtimi.

Ndërhyrje ka dhe tek Pallati me Shigjeta me 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi, si dhe në zonën e “City Park” me 10 forca dhe mjete zjarrfikëse.

Ndërkohë që në Qarkun e Lezhës, Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me mbi 50 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompa, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 500 thasë me rërë


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu