Operacioni për çlirimin e Mosulit, Peshmergët marrin plotësisht Bashikan

Forcat Peshmerga pranë Vetëqeverisjes lokale kurde në Irakun verior (IKBY) kanë vendosur kontroll të plotë mbi lagjen Bashika, në verilindje të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i forcave Peshmerga, Jabbar Yawar tha se operacioni i forcave Peshmerga që filloi dje, plotësisht është çliruar Bashika nga organizata terroriste DEASH.

Ai theksoi se në Bashika e cila ndodhet 20 kilometra nga qendra e Mosulit janë fshehur shumë minia dhe pajisje të tjera shpërthyese.

“Peshmergët aktualisht janë duke punuar në pastrimin e terrenit nga minat edhe në shtëpitë, por janë duke i kërkuar edhe tunelet në të cilat po fshihen terroristët”, tha Jawar.

Sipas tij, në mëngjes janë vrarë pesë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH të cilët janë vërejtur në tunelet nën disa objekte individuale.

Gazetarët e AA-së në Bashika raportojnë se kohë pas kohe vjen deri tek konfliktet midis militantëve dhe forcave Peshmerga në shtëpitë ku po fshihen terroristët.

Tunelet që ishin ndërtuar nga DEASH-i, janë shkatërruar me mjete shpërthyese ku janë dërguan në një numër i ekipeve për deminim në zonë për të eliminuar rrezikun e minave.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu