Për vetëdije më të lartë qytetare mbi të drejtat qytetare dhe gatishmëri që të kontrollohet pushteti nga vet zgjedhësit, kanë porositur panelistët në debatin e organizuar nga OJQ “Most” me temë: Ndarja e shtetit nga partitë politike, raporton Portalb.mk.
Natasha Gaber Damjanovska- gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, Frenk Hantke- udhëheqës i zyrës së Fondacionit Fridrih Ebert në Tiranë dhe Shkup dhe Endrju Elis, ekspert i Kushtetutës, kanë folur për rëndësinë e aktivizmit qytetar dhe kontrolli permanent që duhet të ushtrohet në raport me politikanët dhe qeverinë.
“Diskriminimi politik është i pranishëm. Qytetarët zakonisht janë të diskriminuar për shkak pjesëmarrjes në ndonjë parti, por kemi pas raste kur qytetarët janë ankuar edhe për diskriminim për faktin se nuk i takojnë asnjërës parti politike. Gjasat më të mëdha për të punësuar janë te anëtarët e partive në pushtet. Spoill sistemi te ne nuk funksionon si duhet. Te ne kur ndërrohet pushteti kemi ndryshime nga udhëheqësia deri te përgjegjësit e higjienës. Normal duhet të kemi ndryshime së paku vetëm në vendet kyçe. Kjo qasje e shkatërron shoqërinë. Nuk mund disa persona të kenë të drejtë disa jo”, tha gjykatësja Gaber Damjanovska.
Duke ngre pyetjen se a mund të flasim për liri të votës nëse qytetarët kushtëzohen me lojalitetin e partisë, gjykatësja ka porositur që qytetarët duhet të kenë vetëdije më të lartë për të drejtat e tyre.
“Qeveria është përgjegjëse para të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm ndaj atyre që ua kanë mundësuar të marrin pushtetin. Me rëndësi është të kemi parasysh tre nocione; Transparencën, besimin dhe kontrollin. Qytetari ka të drejtë që t’i kontrollojë të zgjedhurit. Këta të fundit janë të shërbim të qytetarëve dhe jo vetes. Duhet të krijojmë besim në institucione, nëse s’ka besim atëherë s’kemi demokraci. Si mund të kemi në Maqedoni një parti që është më e pasur se partitë në Gjermani? Duhet të rritet kontrolli”, ishte decid Hantke.
Endrju Elis ka theksuar se çdo qytetar ka të drejt dhe mundësi, pa kufizime të marrin pjesë në punët publike, të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur.