Izraeli bllokon anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Bashkë me Kosovën është bllokuar edhe kërkesa e Palestinës dhe Ishujve Solomon. Ndërkohë Ministria e Jashtme e Izraelit i është gëzuar këtij triumfi diplomatik sidomos për shkak të bllokimit të Palestinës.

INTERPOL përmes një deklarate ka bërë të ditur se kanë emëruar një këshilltar për t’i bërë rekomandimet për anëtarësimet e ardhshme. Këshilltari do të paraqitet në asamblenë e përgjithshme të INTERPOL-it vitin e ardhshëm që do të mbahet në Pekin, njofton AP, transmeton Gazeta Express.

INTERPOL thotë se “të gjitha aplikacionet aktuale dhe ato të ardhshme për anëtarësim, duke përfshirë Republikën e Kosovës, Palestinën dhe Ishujt Solomon janë anuluar”.

Në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Jashtme izraelite dhe policia izraelite, Izraeli ka akuzuar palestinezët se po e politizojnë INTERPOL-in dhe ka thënë se ka bërë përpjekje intensive globale për pengimin e iniciativës palestineze javët e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu