Ambasadori Britanik në Shkup, Çarl Garret, i është përgjigjur liderit të VMRO-së Nikolla Gruevski se ambasadorët ndonjëherë përcjellin porosi të rënda.
“Mbështetje të tillë ne mund t’i japim, në të njejtën kohë edhe komentet kritikuese dhe porositë që dërgojmë, mendojmë se janë të nevojshme që të japim nxitje për atë se në çfarë drejtimi duhet të lëvizin punët.
Kjo do të thotë se ndonjëherë dërgojmë porosi të rënda”, ka thënë Garret.
Ky reagim ambasadorit britanik ka ardhur menjëherë pasi lideri i VMRO-DPMNE-së ka përmendur ambasadorët në vend lidhur me incidentin e zëvendës-ministrit Dime Spasov me policinë.
“Heronjtë e LSDM-së, duke qarë do të vraponin tek të gjithë ambasadorët e vendit.
Pastaj disa ambasadorë meraklinj në “Twiter” do të dërgonin ndonjë porosi dhe do të kërkonin ndonjë takim urgjent për gjysëm ore tek unë, ndërkaq fjalia e parë e tyre do të ishte se qytetet e tyre kryesore janë të tmerruar dhe të tronditur…
Por meqë tani situate është e kundërt, nga ambasadorët nuk ka asnjë zë e as një reagim, nuk janë ata prej atyre që duan të përzihen”, ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në Forumin e Gruas. /albeu.com/