Bilall Kasami: BESA i bashkoi shqiptarët, këtë e ka dëshmuar edhe përmes protestave

I ftuar në emisionin Argument në MTV 2, në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se BESA është e ngarkuar me një problem madhor me të cilin përballen shqiptarët e Maqedonisë, ngaqë siç është shprehur ai, shqiptarëve të Maqedonisë iu është marrë drejta më e shenjtë – e drejta për të votuar.

“Duhet të kemi përfaqësues politik që vërtetë do të kujdesen për interesin shqiptar që të RIDEFINOHET shteti. Sipas tij, nuk ka të ardhme vendi me funkcionarë që vetshpallen ‘më shka se shkau’. Duhet të kemi përfaqësues politik që vërtetë do të kujdesen për interesin shqiptar që të RIDEFINOHET shteti. Sipas tij, nuk ka të ardhme vendi me funkcionarë që vetshpallen “më shka se shkau”. Politikanët me dosje nuk mund ta mbrojnë interesin shqiptar. Pak me rëndësi është kush fiton në kampin maqedonas. Kusht do të jetë asnjë nuk është për ne i vetmi mekanizëm pushteti. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që ta detyrojmë palën maqedonase që ta respektojë vullnetin shqiptarë”, – ka theksuar ndër të tjera Kasami.

Kasami tutje ka thënë se BESA ka arritur t’i bashkojë shqiptarët dhe ky ka qenë interes i kësaj Lëvizje, e jo të bashkohen ambiciet e lidrëve partiak, por që të bashkohen shqiptarët e Maqedonisë. Këtë bashkim sipas Kasamit BESA e ka vërtetuar edhe te protestat ku ka qenë pjesëmarrëse dhe bashkë organizatore si më 13 qeshor e më 9 maj ku kishte mbi 30 mijë pjesëmarrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu