Ahmeti – Gruevski me marrëveshje të re, VMRO-DPMNE nuk e mohon?!

Liderët e dy partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI kanë arritur ditëve të fundit marrëveshje të re, disa pika të së cilës po realizohen këtyre ditëve, ndërsa disa prej të tjerave do të realizohen pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, bën të ditur InfoShqip.

Burime partiake nuk mohojnë marrëveshjen, duke thënë se komunikimi midis tyre si parti partnere të koalicionit vazhdon dhe se kanë pika të përbashkëta të qeverisjes.

Nuk jepen detaje se çfarë janë marrë vesh Ahmeti dhe Gruevski, për të cilët thuhet se janë takuar kokë më kokë. Kjo marrëveshje nënkuptohet edhe nga sinjalet që këto dy parti i bënë në tubimet e forumeve të grave që u mbajtën të dielën./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu