Çitaku: Kushdo që fiton, Amerika do të mbajë qëndrim të njëjtë ndaj Kosovës

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka deklaruar se cilido nga dy kandidatët kryesorë për president të SHBA-së që do të fitojë në zgjedhjet e fundit, do të mbajë qëndrimin e njëjtë të Amerikës ndaj Kosovës.

Në një lidhje direkte me Interaktivin, Çitaku ka deklaruar se komuniteti shqiptar në Amerikë ishte shumë i përfshirë në zgjedhje nga të dy partitë.

“Shqiptarët kanë qenë shumë të përfshirë në fushatat e dy partive. Ka pasur shumë që kanë përkrahur Hillary Clintonin dhe të tjerë që kanë përkrahur Donald Trumpin. Sidoqoftë, kushdo që fiton do të mbajë qëndrimin e njëjtë të Amerikës ndaj Kosovës”, ka thënë ajo.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu