Arben Vitia tregon nga cili muaj mund të lirohet Kosova nga izolimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka lënë të kuptohet se nga muaji maj do të zvoglohen rastet dhe do të jemi më të lirë andaj edhe tri javë të rrimë të mbyllur.

Vitia në një konferencë për media pas pranimit të një donacioni nga Turqia tha se është në dijeni që gjendja psikologjike e shumë qytetarëve mund të jetë e rënduar, mirëpo sipas tij, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë dhe se është kruciale që masat dhe rekomandimet të respektohen nga qytetarët deri në fund të prillit.

“I kërkoj qytetarëve që të durojnë edhe prillin, deri në fund të prillit. Kjo situatë nuk do të zgjasë më shumë dhe tani është e domosdoshme që të respektohen të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike që me sa më pak pasoja ta kalojmë këtë situatë. E gjithë kjo do të përfundojë shpejt, e gjithë kjo do të harrohet dhe është kruciale që në këto momente e deri në fund të këtij muaji t’i përmbahemi të gjithë së bashku të gjitha këtyre rekomandimeve”, tha ministri Vitia.

Ai në pyetjen sa a është arritur piku i epidemisë tha “Natyrisht nuk jam epidemiolog dhe çdo prononcim i imi nuk bëhet pa konsultuar paraprakisht IKSHP dhe ekspertët e fushës. Kemi Komitetin për koordinim dhe vlerësimin e situatës me Covid-19 dhe të gjitha idetë e rekomandimet e profesionistëve merren parasysh dhe pastaj merren veprime. Deri tani është një opinion mes profesionistëve se është menaxhuar mirë situata dhe jemi më mirë sesa që kemi pritur rekomandimet e IKSHP-së dhe profesionistëve të fushës është që të vazhdohet me këto masa dhe me disa shtesë”. Vitia u bëri apel qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha masat e Qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu