Nga Google te Facebook, lufta elektorale në internet

Për ata që preferojnë internetit në vend të televizionit tradicional për të ndjekur rezultatet presidenciale amerikane, është vetëm çështje zgjedhje. Faqet sociale nga Google te Facebook, edhe YouTube janë gati të furnizojnë me analiza në kohë reale sapo të mbyllen kutitë e votimit, shkruan TCH.

Nëpërmjet kërkimeve në Google, bën të ditur kompania në blogun e saj, do të dini numërimin e votave në kohë reale në 30 gjuhë, të përditësuar çdo 30 sekonda, ku mund të shihni jo vetëm rezultatin presidencial po dhe vendet në Kongres dhe garën për guvernator.

“Muajt e kaluar Google ka ndihmuar personat të marrin pjesë në procesin demokratik. Ka pasur një rritje të pabesueshme prej 233 % të kërkimeve me fjalën “si të votojmë”, krahasuar me 2012”, thuhet në blogun e Google.

Edhe YouTube do të japë një mbulim të gjithë situatës me ‘streaming’ të televizioneve amerikane, NBC, PBS, MTV, Bloomberg, Telemundo, The Young Turks. Ndërsa për ata që janë të interesuar për video direkte mund të zgjedhin Facebook, që do të japë live kanalet si ABC News, CNN, New York Times dhe Washington Post.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu