Ethet e garës për të parin e Shtëpisë së Bardhë, po mbajnë në tension edhe simpatizuesit e kandidatëve Hillary Clinton dhe Donald Trump.
Disa fotografi të postuar në internet, shfaqin fytyra të mrrolura dhe të nervozuara tej mase derisa po ndiqnin drejtpërdrejt në ekranin gjigant në Manhattan rezultatet e të preferuarës së tyre Clinton, transmeton Telegrafi.
Por në anën tjetër të rrugës, qindra simpatizues të milionerit Trump dukeshin më të lumtur dhe natyrisht se këtë e kanë shprehur me gjeste dhe britma, dhe kjo natyrisht se nuk u ka shpëtuar fotografëve.