Brukseli: Politikanët e Maqedonisë të mos i sulmojnë diplomatët, por të përqendrohen në zgjedhjet

Politikanët e Maqedonisë të përmbahen nga sulmet ndaj diplomatëve, ambasadorëve dhe politikanëve tjerë dhe të sillen në mënyrë profesionale, porositën diplomatët nga Brukseli.

Nga Brukseli porositin Qeverinë dhe vendin që të fokusohen në zgjedhjet që ato të jenë korrekte dhe demokratike dhe gjatë fushatës zgjedhore politikanët të mos bëjnë lojëra të pistë dhe të mos bëjnë goditje të ulëta, në veçanti që pas zgjedhjeve, megjithatë duhet të punojnë bashkë për të mirën e vendit.

Siç njofton raportuesi i “Meta” nga Brukseli, porosia e këtillë vjen pasi lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të dielën në konferencën e Unionit të grave i përmendi ambasadorët për rastin e zv- ministrit të punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu