Sërish “gricje” mes Johannes Hahn dhe grekëve në Parlamentin Evropian, shkak deklaratat e Ramës

Në kohën kur po diskutohej progres – raporti për Shqipërinë, përfaqësuesit grekë ngritën shqetësime për Himarën dhe u ankuan ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama.
“Ka bërë gjithçka qeveria shqiptare për të shkatërruar marrëdhëniet me shtetin tonë. Kryeministri ka bërë deklarata duke fyer historinë greke e duke fyer shtetin tim.

Në Himarë po shkelen të drejtat e minoritetit z Hahn”, thanë përfaqësues grekë në mbledhjen e sotme të Komisionit Europian.

Ai akuzoi edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut, kryesisht ato të minoritetit.

“Një nga vendet që do të shkojë në BE, është Shqipëria. Ka një rrugë të gjatë për të shkuar përpara. Por nuk ka zbatuar kriteret e Kopenhagenit për minoritetet. Ka bërë gjithçka qeveria që të shkatërrojë marrëdhëniet me Greqinë. Ka thënë gjëra pa ndonjë arsye, duke fyer historinë e shtetit tim. Duke bllokuar kontaktet dhe takimet me shtetin tim. Unë them që zgjerimi mbetet prioritet i BE-së”, u shpreh ai.

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn në përgjigje të tij për minoritetet u shpreh se shtetet kanë ligjet por dhe praktikat e tyre sa i përket çështjes së respektimit të të drejtave të minoriteteve;

“Të drejtat e minoriteti janë të drejta kyçe për BE. Shoqëritë apo shtetet duhet të zbatojnë të drejtat e minoritete, them se nuk duhet zbatuar thjesht ligji por duhet dhe praktika që ndjekin shtetet. Komunikimi me këtë rajon me Ballkanin Perëndimor shihet që ka një komunikim mes vendeve dhe sa i përket financimeve duhet të ketë financime dhe për qytetarët e thjeshtë. Fondet duhet të shkojnë tek qytetarët tek ata që preken çdo ditë. Duhet të punojmë për të korrigjuar së bashku. Të them të drejtën, ky fenomen i strukturave lokale që mund të lejë mënjanë”.

Hahn nuk dha përgjigje mbi deklaratat e eurodeputetit grek për kryeministrin shqiptar Edi Rama.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu