Obama fton Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Barack Obama ka ftuar Donald Trampin, presidentin e ardhshëm amerikan, në Shtëpinë e Bardhë.

Obama i ka telefonuar Trumpit për t’ia uruar fitoren, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Ai gjithashtu ka telefonuar Hillary Clintonin për të komentuar kampanjën e saj, transmeton Koha.net.

Presidenti Obama e ka ftuar Trumpin në një takim të enjten. Ai do ta informojë Trumpin për tranzicionin që ai ishte duke e planifikuar me ekipin e tij për bartjen e pushtetit.

Obama pritet që të dalë me deklaratë të enjten.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu