Bejli: Përkrahja amerikane për Maqedoninë nuk do të ndryshojë

Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli theksoi se përkrahja e SHBA-ve ndaj Maqedonisë mbetet e njejtë dhe nuk do të ndryshojë. Ai këtë e tha sot në mëngjes në hotelin “Aleksandar Palace” ku po ndiqeshin rezultatet nga zgjedhjet presidenciale amerikane, informon INA.

“Fushatat janë periudhë për shprehjen e dallimeve, derisa periudha paszgjedhore në SHBA është moment i bashkimit. Tani kur përfundoi fushata, ne në ambasadë dhe administrata do ti kthehemi punëve tona për të ndërtuar marrëdhënie të mira midis Maqedonisë dhe SHBA”, deklaroi ambasadori amerikan.

Sipas tij, e ardhmja e mirë është diçka që është e përbashkët për të gjithë.

“Njerëzit në Maqedoni dhe SHBA duan prosperitet dhe arsim të mirë për fëmijët e tyre, si dhe paqe e përparim në botë. Jo gjithmonë do të dakordohemi se si të arrijmë deri tek ky qëllim, që gjithmonë është i njejtë për të gjithë”, theksoi Baily.  Ai tha se gjatë karrierës së tij 31 vjeçare në diplomaci, 15 vjet ka shërbyer për republikanët, dhe 16 vjet për demokratët./ina

SHPËRNDA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu