Mema do të ”dridh” edhe një herë Maqedoninë, tani e vërteta për Manastirin

Gazetari që është shpallur ”non grata” në Greqi dhe që nga mediat në gjuhën maqedone që ”titulli” i njejtë t’i jepet edhe në Maqedoni, tani ka paralajmëruar që do të nxjerr fakte tronditëse për Manastirin qytetin e humbur nga shqiptarët në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Udhëheqësi i emisionit ”Shqipëria tjetër” emisionin për Manastrin e ka paralajmëruar në faqen e tij në Facebook. Ai në paralajmërimin për emisionin për Manastirin ka shkruar ”E vërteta do të flas sërish. Pavarësisht presioneve, ndalimeve në komisariate, problemeve të tjera, asgjë nuk do të ndalet. Këtë herë i takon kryeqndrës së lëvizjes kombëtare të flasë, Manastirit. Qyteti i Alfabetit do të tregojë historinë e tij nga lashtësia në ditët e sotme. Ndaj le të bëhen gati ata që nuk e duan të vërtetën, ata që shurdhohen nga zëri i saj. Le të bëhen gati ‘Dnevnik’ e të tjerë… Të mësojnë se sado të mbulosh gjurmët ato një ditë do të dalin në sipërfaqe!! Të shtunën në ‘Gjurmë Shqiptare’ do të vijë Manastiri i Rilindjes Kombëtare !!” shkruan Marin Mema.

Përndryshe, Mema para disa muajve nxorri edhe emisionin për Kalanë e Shkupit ku me fakte tregonte tjetërsimin e të vërtetës për të kaluarën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu