Bananet janë një nga frutat më të shëndetshme.
Ato janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale esenciale për trupin.
Ja përfitimet që do të merrni nëse konsumoni 1 banane në ditë:
Ndihmojnë në tretje:bananja është e pasur me fibra dietike, ajo është efektive në luftimin e dispepsisë, kapsllëkut dhe rregullon lëvizjen e zorrëve.
Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak:bananja nëse konsumohet në sasi të moderuar është e këshillueshme edhe për diabetikët sepse mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Ndalon mangësinë e kalciumit: bananet ndihmojnë kundër humbjes së kalciumit në trup. Ato përmirësojnë thithjen e mineraleve nga kockat dhe dhëmbët duke i bërë ato më të forta.
Rrit energjinë: bananet janë të pasura me fruktozë, kështu që ato rrisin nivelin e energjisë.
Parandalon kancerin e veshkave: me qënë se bananet nxisnin absorbimin e kalciumit në trup, ato parandalojnë formimin e gurëve në veshka, parandalojnë sëmundjet dhe kancerin e veshkave.
Lufton aneminë: bananet janë të pasura dhe me hekur, ato përmirësojnë cilësinë e gjakut dhe luftojnë aneminë.
Mbron nga sulmi në zemër: për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe përmbajtjes së ulët të natriumit, bananet zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër.
Luftojë depresionin: bananet kanë nivele të larta të triptofanit, i cili shëndërrohet në serotoninë në trup. Serotonina është një neurotransmetues që kontrollon funksionin e trurit.
Ul inflamacionin: bananet janë të pasura me vitaminë B6 , kjo vitaminë redukton inflamacionin.
Stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe përmirëson shëndetin nervor.