Këngëtarja Bleona Qereti ka mbështetur fuqimisht Hillary Clinton për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ajo kishte deklaruar mauj më parë në emisionin “Zone e Lirë” se në vitin 2008 ishte takuar personalisht me Donald Trump, dhe ai e kishte ndihmuar për tu bërë e famshme në Amerikë, duke i siguruar takimin me producentin e mirënjohur botëror Timbaland.
Por, mesa duket kjo ngjarje mes tyre nuk ka ndikuar që Bleona të ketë simpatinë e Donald Trump edhe për zgjedhjet 2016, përkundrazi ajo mbështeti fuqishëm Hillaryn deri në momentet e fundit, edhe pse dëshira për tu bërë pesidente u shua bashkë me parashikimin e të gjithë shqiptarëve.
Pas fitore, këngëtarja Qereti ka uruar Trump me anë të një statusi në rrjetet sociale, gjersa nuk ka nguruar që ta bëjë këtë gjë duke i dërguar mesazh privat në telefonin e tij, për t’i shprehur urimet e saj.
“Urime të përzemërta për fitoren në këto zgjedhje. Një fitore më se e merituar! Kjo është një natë historike për Amerikën. Përshëndetje të ngrohta nga Bleona”, kanë qenë fjalët e saj në mesazh.
Bleona ka publikuar në Facebook screenshot (prerjen e fotografisë), ku me ç’rast ka zbuluar fjalët që ia ka transmetuar presidentit të ri, teksa më vonë ka publikuar edhe një fotografi me të.