Fillon shpërngulja e votuesve fantomë nga një adresë në tjetër

CIVIL- Qendra për Liri e intensifikon vëzhgimin e procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë. Për çdo ditë, ekipet monitoruese të CIVIL dhe vëzhguesit qytetarë, lajmërojnë për parregullsi në këtë proces.

Duke filluar nga Lista e Votuesve, dhe duke mbaruar me veprimin e partive në terren dhe nëpër institucionet e sistemit, periudha parazgjedhore në vend është e mbushur me mangësi serioze, probleme dhe parregullsi.

Votuesit fantazma shpërngulen nga një adresë në tjetër, dhjetëra votues në adresa pa vendbanime, presione mbi administratë, korrupsion politik, diskriminim, punë jo-transparente e partive dhe institucioneve të sistemit dhe një varg sfidash tjera e shoqërojnë periudhën parazgjedhore në Maqedoni. Ekipi i CIVIL do ta informojë publikun për gjetjet dhe analizat e deritanishme, si dhe për aktivitetet dhe planet për vëzhgimin në zgjedhje.

Për më tepër informata, drejtohuni në 02/5209176 ose [email protected]


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu