Shqipëri-Izrael, agjentët e Mossad “zbresin” në Elbasan

Frika nga ndonjë sulm i mundëshëm terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael ka bërë që agjentët e shërbimit sekret izraelit, Mossad, të vijnë në Shqipëri për sigurinë e kombëtares së tyre.

Burime nga policia e shtetit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror bënë me dije për ReportTv se në planin e masave janë parashikuar 3000 forca, përfshirë të gjitha agjencitë ligjzbatues të vendit.

Përsa i përket sigurisë së stafit izraelit dhe lojtarëve të ekipit të tyre gjithçka do të monitorohet nga shërbimet inteligjente të Mossad-it dhe në terren shoqërimi do të jetë vetëm me forcat e repartit special RENEA.

Ndërkohë që Tirana dhe Elbasanit prej të premtes paradite, më 11 nëntor deri të shtunën pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael do të kalojnë në “shtet rrethim” dhe niveli i sigurisë do të jetë “i kuq”.

Masat e sigurisë për këtë ndeshje pritet të jenë krejt të kundërta nga aktivitetet e organizuara më parë kjo për shkak dhe të alarmit të krijuar pas arrestimit të 4 të dyshuarve si xhihadistë, të cilët dyshohet se kishin një plan për të krijuar trazira në Shkodër ku dhe ishte parashikuar të luhej kjo ndeshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu