Ishte padyshim nata më e rëndësishme në jetën e Donald Trump kur ai u zgjodh Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por për djalin e tij të vogël, Barron, entuziazmi ishte i papërballueshëm.
10 vjeçari mezi i mbajti sytë hapur gjatë fjalimit të babai të tij në orën 3 të mëngjesit pasi u votua si Presidenti i 45 në Amerikë.
Barron është filmuar duke fërkuar sytë e duke u lëkundur teksa u përpoq të qëndronte zgjuar.
Pavarësisht se është vetëm 10 vjeç, kritikat në Twitter nuk kanë ndaluar për djalin e Presidentit të ri.
Disa komentuan se ai u mërzit nga fjalimi i Trump, e ndërkohë të tjerë këmbëngulën se ai duhet të ishte duke fjetur në shtëpi.
“Kur djali yt nuk do të të shohë të bëhesh president”, shkruante një përdorues.