Brukseli “shuplakë”, Kosovës

Edhe njëherë tjetër, Kosova, ka marrë “shuplakë” nga Brukseli, në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Janë pikërisht këto dy faktorë, që kryesisht po i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës. Pavarësisht se Demarkacioni dhe Asociacioni, janë përmendur si kushte për vizat, politikanët e Kosovës, janë të ndërgjegjshëm, se nëse nuk luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivel të lartë, Kosova nuk do ta shohë rrugën për në BE.

Por, ajo çfarë është më ironike dhe tallëse për qytetarët e Kosovës, është deklarata e Presidentit të Kosovës, Hashim  Thaçi, i cili për dështimet  e Kosovës, ia hedh fajin BE –së. Kështu pas prezantimit të Raportit të Progresit për Kosovën, i cili përshkruhej nga dështime, Presidenti Thaçi, në vend që të kërkojë llogari së pari nga vetja e tij e më pas nga të tjerët, ka zgjedhur të akuzojë BE –në. Në fakt, nëse e krahasojmë me Raportin e Progresit të vitit të kaluar, nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh me Raportin e Progresit, të dorëzuar të mërkurën tek Kryetari i  Kuvendit Kadri Veseli.

Duke tentuar të hedhë mjegull, mbi dështimet e konstatuara në Raportin e Progresit,  Thaçi ka thënë se nuk do të pranojnë që qytetarët e Kosovës të trajtohen në mënyrë të pabarabartë. “Fatkeqësisht, BE-ja në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu