Për çfarë erdhi FBI në Kosovë?

Në Kosovë po qëndron një delegacion nga FBI.

Delegacionin, në përbërje nga atashetë për çështje ligjore në zyrën e FBI-së, Jack H. Liao, Daniel J. Yocca, dhe Andrew de la Rocha, në takim me zyrtarë të MPB-së, folën rreth sfidave që dalin për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar, njofton kumtesa nga MPB.

Takim u mbajt në kohën kur pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Shkëmbimin e Informacionit për Verifikimin e Terrorizmit, në mes të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së dhe në kohën kur ky ekip i FBI-së, i cili mbulon Republikën e Kosovës, po e ndërron selinë, pasi nga Sarajeva do të vendoset në Sofje, Bullgari.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu