Tuniziani ngjitet në 32 metra lartësi, kjo është kërkesa e tij për Obamën

Obama është padyshim një nga Presidentët më popullor të të gjitha kohërave, e vërtetuar kjo edhe njëherë nga ngjarja e fundit, por kësaj radhe jashtë kufijve të SHBA-së.

Një tunizian, në dukje i pakënaqur me zgjedhjen e Donald Trumpit në presidencën e SHBA-së, është ngjitur sot në një prej monumenteve kryesore në Tuniz për t’i kërkuar Barack Obamës të qëndronte në postin e tij si president, por këtë herë për vendin e tij, theksoi Ministria e Brendshme tuniziane dhe dëshmitarë të ndryshëm.

”Tuniziani, i cili u ngjit herët në mëngjes në këtë kullë-orë prej 32 metrash në qendër të Tunizit ishte i dehur”, deklaroi një zyrtar i zyrës së shtypit të ministrisë.

“Ai u ngjit mbi orë dhe filloi të thërriste ‘kthehu tek ne Obama!”, tregon një dëshmitar.

“Ai ka filluar të thoshte se nuk dëshironte një rikthim të Ben Aliut, diktatorit tunizian i rrëzuar me revolucion në vitin 2011 dhe më pas ka thirrur se dëshironte të kthehej Obama”, shprehet një polic që kishte qenë i pranishëm në këtë skenë.

“Ai ishte i pirë. Kolegëve iu është dashur shumë kohë për ta bindur të zbriste”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu