Jo vetëm që jetojnë në kushte të vështira dhe vuajnë nga uria, por familjes Çitaku katër anëtarëshe nga qyteti i Mitrovicës i ka rënë dhe një brengë tjetër shumë e madhe.
Djali i tyre nëntë vjeçar, Durim Çitaku vuan nga sëmundja e astmës dhe nga disa sëmundje të tjera qysh nga momenti i lindjes.
Ai është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe kërkon ndihmë për shërim jashtë vendit.
Ai thotë se nuk ka mundësi ekonomike as deri në Prishtinë të shkojë e të bëjë kërkesë të shumta në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi punë dhe të hyra ekonomike nuk ka.
“Nuk kam mundësi ekonomike që ta dërgoj djalin jashtë vendit. Nuk punoj dhe barnat që ia blej kushtojnë. Në shtëpi jam duke e mbajtur, me 60 euro barna. Mirëpo, nëse e dërgoj në spital që e dërgoj shpesh në gjendje të rëndë, vlera e harxhimeve rritet se duhet t’ia blejë krejt barnat për spital. Më shkojnë deri 600 euro barna. Nuk kam ku t’i marr. Djali po keqësohet dita ditës. Nuk di ku të trokas më”, tha babai i Durimit, i cili pret që dikush do të dal e t’i ndihmojë.
Mehdia shton po ashtu se nëse dikush nuk ia bën ‘qaren’, atëherë ai është i vendosur që bashkë me familje të kaloj kufirin edhe në këmbë.
Të gjitha ata që kanë mundësi ta ndihmojnë djaloshin nëntë vjeçar Durim Çitaku nga qyteti i Mitrovicës mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: +37745/378-739.