Sjelljet jo korrekte të shqiptarëve nëpër botë janë tashmë një fenomen që po mësohemi çdo ditë pasi këto ngjarje janë të shumta në numër.
Disa shqipëtarë të cilët janë akomoduar disa ditë në një hotel në Gjermani, janë larguar pa paguar duke e menduar si një mënyrë shpëtimi nga detyrimet e tyre por pronari i hotelit nuk e ka lënë me kaq.
Ai ka vendosur në tabelën e njoftimeve fotokopjet e dokumenteve të tyre, mjeteve të identifikimit bashkë me fotot, duke deklaruar se është në kërkim të tyre.
Një tjetër shqiptare që jeton në Gjermani, ka denoncuar në “JetaOshQef” këtë rast. Ajo thotë se e ka patur të vështirë qëndrimin në këtë hotel, për faktin se pronari i objektit, i irrituar nga veprimi i klientëve të tij jokorrekte, kishte deklaruar se nuk do të pranonte më asnjë shqiptar që të akomodohej në hotelin e tij.
“Përshëndetje JOQ, shikoni se si ua ka vënë emrat në shtyllë pronari i një hoteli gjerman disa shqiptarëve që janë larguar pa paguar. Ngelën duke na e bërë të gjithëve me gisht për shkak të sjelljes së disave”, shkruan ajo.