Lëvizja BESA: I dënojmë ashpër sulmet nëpër autobusët urbanë

Këto ditë jemi dëshmitarë të sulmeve ndaj autobusëve urbanë, me të cilët qytetarët udhëtojnë për vendbanimet e tyre.

Tashmë të gjithë e kanë të qartë dhe nuk përbën më lajm se tandemi VMRO-BDI në çdo periudhë parazgjedhore inskenon incidente të këtilla, për ta tensionuar situatën ndëretnike dhe për të krijuar terren për retorikën e tyre, gjoja nacionaliste, ku ata do të paraqiten si mbrojtës ekskluzivë të dy etnive më të mëdha në vend, kanë reaguar nga Lëvizja BESA.

“Për Lëvizjen BESA siguria e lëvizjes së lirshme të qytetarëve është e drejtë, që duhet të garantohet fuqishëm nga organet kompetente në shtet. Ne i bëjmë thirrje popullsisë që mos të bie pre e këtyre inskenimeve për politika ditore. Po ashtu kërkojmë nga MPB-ja që t’i zbardhë këto raste menjëherë, ndërsa aktorët të nxirren para drejtësisë, përfshirë edhe ideatorët”, thuhet në reagimin e BESËS.

Sipas tyre kur BESA t’i fitojë zgjedhjet parlamentare, ajo do të angazhohet fuqishëm për departizimin e strukturave të sigurisë dhe reformimin e saj, me qëllim që ajo ta kryejë punën në mënyrë profesionale, me çka do ta minimizojë hapësirën që të ndodhin raste të këtilla barbare ndaj popullatës së pafajshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu