Krejt bota merren me pandeminë, shqiptarët më politikë

Nga: Muhamer Pajaziti

Krejt bota merret me pandeminë, shoqëria kosovare me politikë. Krejt populli prej zorit janë bërë analista. Ata e dijnë më së miri realitetin në terren, ku ka dallime të mëdha në zhvillim.

Ata e njohin fqinjin e tyre, i cili përmes politikës për një kohë të shkurtër bëri miliona. Nuk po them se të gjithë ata që janë marrë me politikë janë kriminel, por ata që kanë vjedhur duhet ti dorëzojnë pronat dhe pasurinë e tyre. Ky është problemi real në Kosovë.

Këtë problem sot po mundohet ta zgjidh Albin Kurti, por nesër me të njëjtin problem do përballen edhe partitë tjera.

Kot është ndarë e përçarë shoqëria kosovare, pa i dënuar ata që kanë vjedhur nuk ecim përpara.

Albinin duhet ta lëmë të punoj. Partia Demokratike e Kosovës ti largoj ata që dyshohen për keqpërdorime, pleqtë e LDK-së, të largohen e ti japin frymë subjektit të tyre…

Sfida e dytë është marrëveshja me Serbinë, kjo marrëveshje nuk arrihet veç me Albini, duhet ndihma e gjithë lidershipit, shoqërisë civile, mediave etj…

Skemi nevojë për fyerje e sharje, jemi vend i vogël dhe të njihemi. Të tregojmë respekt për njëri tjetrin, politikanët prap bëhen bashkë, e ku mbesim në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu