Bashkimi Demokratik për Integrim sot pasdite publikoi listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.
Edhe pse u paralajëmrua se kjo parti do të propozojë emra të rinj asnjë nga ministrat nuk do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë edhe pse ata janë figura të reja në politikë, shkruan Gazeta Lajm. Kryesia partiake tani i ngushëllon se do t’i bëjë sërish ministra pas zgjedhjeve edhe pse gjasat që BDI të fitojë zgjedhjet janë minimale.