Burime të sigurta në degën e LR – PDSH në Kumanovë na bëjnë të ditur se në këtë degë kanë shpërthyer pakënaqësi të mëdha, dhe se pritet në çdo moment kjo degë të realizojë një pres – konferencë ku do të tërhiqen nga kjo parti.
Pakënaqësa ka lindur se në listën për deputet në zonën dy dega e Kumanovës ka propozuar një deputet tjetër nga radhët e tyre, kurse kryetari Ziadin Sela dhe Sekretari Gjeneral i kësaj partie, Arben Taravari kanë dalë kundër këtij propozimi duke kandiduar një tjetër në listë.
Siç marrim vesh na çasti në çast kjo degë nëse nuk do ketë zgjidhje do të dalin në pres – konferencë nga ku do të dinstancohen prej partisë së Selës, që tashmë e konsiderojnë të njejtë sikurse të Menduh Thaçit.