Një tërmet prej katër deri në 5 ballë ka goditur Shkupin. Lajmin e ka bërë të ditur Observatoriumi pranë Fakultetit Mateatiko-Natyror në Shkup.
Sipas të dhënave, tërmeti ka goditur juglindjen e Maqedonisë, në orën 13 e 12 minuta.
Në disa zona lëkundjet e tokës kanë arritur në tre deri në katër ballë. Deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar, apo dëme materiale.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.