Bujar Osmani: Ora policore të shtunën dhe të diellën nga ora 19:00

Zv/kryeministri, Bujar Osmani tregon se qeveria sot ka marrë vendim që ora policore të shtunën dhe të diellën të jetë prej orës 19:00 deri në ora 05:00 e njejtë me ditët tjera.

Osmani gjithashtu thotë se qeveria ka marrë vendim për të hetuar dhe dënuar përgjegjësit e djeshëm në Strugë ku Kisha Ortodokëse Maqedonase organizoi liturgji dhe u mblodhën mijëra besimtarë ortodoks në Strugë duke rrezikuar shëndetin publik.

“Ora policore të shtunën dhe të diellën nga ora 19:00, dhe hetim dhe dënim për përgjegjësit e ngjarjes së djeshme në Strugë” ka shkruar Osmani./TS/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu