Kim Kardashian ende vuan nga ngjarja e ndodhur në Paris më 3 tetor, ku u grabit nga disa burra të armatosur.
Ylli 36-vjeçar, e cila po bën një jetë joaktive pas këtij incidenti, raportohet të bëjë konsultime të përditshme tek terapisti për të kaluar pasojat e asaj traume.
Kardashian thuhet se është shndërruar në një person paranojak dhe ka shumë probleme me gjumin. Ajo bisedon çdo ditë me një terapist përmes Skype, telefonit apo duke e takuar personalisht.
Që prej asaj ngjarjeje, Kim ka ndaluar së publikuari foto nga jeta e saj në Instagram apo Snapchat si edhe ka anuluar të gjitha daljet në publik.