Musa Xhaferi dhe Beqir Asani pas një kohe të gjatë ulen afër njëri tjetrit (VIDEO)

Pas një kohe të gjatë janë parë sërish afër njëri tjetrit Musa Xhaferi dhe Beqir Hasani. Në mbledhjen e kryesisë partiake të BDI-së, ata kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë.

Ky “tandem” u bë i njohur me bisedën e publikuar në “bombën” opozitare 38, ku Beqir Asani thotë se “Pa ja q* nënën shqiptarit, nuk të thotë babë”, kurse Xhaferi heshtazi pajtohet me këtë fjali “filozofike”.

Marrim vesh se gjatë fushatës parazgjedhore ata do të udhëheqin sektorin partiak për të drejtat dhe liritë e grave dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë do të kujdesen për sigurinë dhe transportin e anëtarëve të Forumit të Gruas të BDI-së në tubimet e kësaj partie./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu