Këshilltari i Trampit i quan protestuesit “bandë qaramane e prishur”

Këshilltari i Donald Trump, Rudy Giuliani sot i ka kritikuar protestat kundër zgjedhjes së Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara dhe demonstruesit i quajti “një bandë qaramane e prishur”.
Giuliani tha se ka përshtypjen se demonstruesit janë kryesisht studentë, e që shumica e studentëve nuk e kanë mirëpritur fitoren e Trumpit.

Ai shtoi se në shumë kampuse universitare, është në rritje numri i studentëve konservatorë dhe ata rebelohen edhe kundër profesorit. Ai tha se këshilla Trump në këtë situatë për protestuesit është: “Qetësohuni, gjërat nuk janë aq keq sa duken.

Më jepni një vit dhe unë mendoj se ju do të shihni se jetoni në një vend shumë më të mirë se sa që jetojmë tani. Nëse ju nuk e bëni, unë nuk e di, ju nuk mund të qani përsëri”, tha ai.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu