Kjo është valixhja më e rendësishme në botë që Obama do t’i dorëzojë Trumpit

Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA u konsiderua si një ndër më të ashprat ku shpesh u tejkaluan kufijtë e deklaratave politike. Jo më larg se dy ditë më parë, vetë Barak Obama do të bënte një deklarate të guximshme në raport me fituesin e këtyre zgjedhjeve, Donald Trump.

Obama e cilësoi Trump si person me temperament të papërshtatshëm për të shërbyer si komandat i forcave të armatosura dhe shprehu shqetësim mbi potencialin e tij për mbajtjen e kodeve kombëtare nukleare.

Por, për ironi të fatit, ai i duhet t’ia dorëzojë pikërisht Trump-it valixhen me kodet e raketave bërthamore.

Obama tha gjatë konferencës së para pak orëve se kalimi paqësor i pushtetit është detyrë shtëpie për të dhe Zv.Presidentin aktual të SHBA¬ve. Obama zgjati ftesën e tij për Trump duke thënë se pavarësisht diferencave të njohura mes tyre, kjo nuk do t’i pengojë në përmbushjen e detyrave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu