PPD: VMRO-DPMNE dhe BDI vepruan me metodat e Don Corleones (FOTO)

Partia për Prosperitet Demokratik mbrëmë pati takim me banorët e fshatit Trebosh të Tetovës.

Me banorët e fshatit i cili në fillimet e erërave demokratike ishte bastion i PPD-së bashkëbiseduan Beqir Beqiri, kryetar i Degës së Gostivarit, Zejnulla Salihi, anëtar i kryeisë qendroe dhe Muhamed Halili, kryetar i Kuvendit qendror të PPD-së.

Në takim u theksua se qytetarët kësaj rradhe duhet të përcaktohen rreth dilemës : të vazhdojnë me përkrahje krimit të organizuar dhe korrupsionit ose të vendosin njëherë e përgjithmonë ta largojnë lugatin e së keqes nga oborri i tyre.

Muhamed Halili i ftoi banorët e fshatit të përkrahin opcionin e mirëqenies ekonomike, sociale e kutlurore që e ofron PPD si parti e dëshmuar me koncept avancues të zhvillimit të kombit. Koalicioni shumëvjeçar qeveritar VMRO-DPMNE-BDI ka funksionuar sipas metodave mafioze të Don Colreone-s: para, vrasje, vjedhje, kriminalitet dhe seks dhe këtij koncepti duhet dhënë fund më 11 dhjetor 2016.

ppd1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu